fillimi макeдонски english kontakt  
 Fondacioni "e-Maqedonia"
 

Projekti “Thuaj diçka”

Gara do të zgjasë prej 24 dhjetorit 2013, deri më 30 prill 2014. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen në ueb faqen www.kazinesto.org.mk e cila do të shërbejë edhe si gjenerator blogu. Në faqen e njëjtë pjesëmarrësit do të mund të gjejnë udhëzim për blogim.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë nxënësit prej 14 deri në 18 vjeç të shkollave të mesme në Maqedoni. Blog mund të paraqesë një nxënës-individ ose ekip prej pesë nxënësish. Në garë mund të marrin pjesë edhe nxënës të shkollave të mesme me blogje ekzistuese, nëse regjistrohen.

Çdo shkollë mund të paraqesë numër të pakufizuar të pjesëmarrësve të cilët do të marrin pjesë në garën përmes krijimit të shkrimeve apo mjeteve të tjera shprehëse me të cilat do t’i shprehin idetë dhe qëndrimet e tyre për temat e dhëna.

Pjesëmarrësit do të mund të krijojnë blogje për këto dy tema: “Thuaj TEKNOLOGJI”, e cila i mbulon nënkategoritë: jetë onlajn, hakerizëm, internet në celular, aplikacione në celular dhe “Thuaj STIL” me nënkategoritë: dashuri, kulturë, sport dhe ekologji.

Blogjet më të mira do të vlerësohen në pajtim me kriteret e përcaktuara nga ana e jurisë profesionale. Tri blogje më të mira do të shpërblehen pas përfundimit të garës, në muajin maj 2014, kur do të mbahet ngjarja finale për shpalljen e fituesve.

 
 

 
© Makedonski Telekom