fillimi макeдонски english kontakt  
 Fondacioni "e-Maqedonia"
 

Projekti “е-Klasa”

Projekti “е-Klasa” ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të rrezikuar social që falas të vijnë deri te njohuritë e punës me kompjuterë. Trajnimet janë në vijim dhe realizohen përmes tri qendrave në Maqedoni, në të cilat për qytetarët që janë raste sociale zhvillohet mësim përmes së cilit do të mësojnë Word, Excel, postë elektronike dhe internet.

Në vitin 2012 fondacioni e-Maqedoni publikoi tender për realizimin e projektit “e-Klasa” me qëllim që t’ju mundësojë qytetarëve të rrezikuar social që falas të vijnë deri te njohuritë e punës me kompjuterë.
Për realizimin e projektit u kërkua bashkëpunim me OJQ-të, të cilat realizojnë aktivitete për t’i ndihmuar grupet e izoluara sociale.
Nga gjithsej 10 organizata të cilat janë paraqitur, këto tre organizata janë zgjedhur si partnerë për këtë projekt:
1.      Asociacioni për zhvillimin e statusit të gruas në Maqedoni “Aksioni i gruas” Radovish
2.      Qendra edukative Algoritmi shpknjp Shkp
3.      Qendra popullore rrjetore elektronike për mbështetje informatike, arsimore shkencoro-ekologjike dhe teknike Shkup
Mbështetja e Fondacionit për këtë projekt përbëhet nga mbështetja financiare për hapjen e e-klasës, mbështetja teknike me pajisje për realizimin e mësimit, si dhe internet konektimi për funksionimin e plotë të pajisjes.

 
 

 
© Makedonski Telekom