fillimi макeдонски english kontakt  
 Fondacioni "e-Maqedonia"
 


Projekti “е-Bonton”

Fondacioni “e-Maqedonia” filloi me realizimin e projektit “e-Bonton”, me qëllim të krijimit të rregullave për sjellje të mire në e-komunikim dhe ngritjen e vetëdijes publike për mënyrën me të cilën njerëzit komunikojnë përmes rrjeteve sociale.

Doracaku “e-Bonton” pritet të jetë përmbledhje rregullash për sjellje dhe komunikim etik gjatë komunikimit elektronik të secilit lloj, të cilat do ta përmirësojnë komunikimin dhe mirëkuptimin midis njerëzve.
Projekti është i hapur dhe mund të participojnë të gjithë qytetarët të cilët në çfarëdo mënyre janë pjesë e shoqërisë informatike.
Fondacioni krijoi ueb faqe www.ebonton.mk dhe Fejsbuk fan faqe „Е-Bonton“ e cila është hapur që të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndajnë mendimet që të krijohet doracaku.
Thirrja për dërgimin e rregullave ishte e hapur deri më 15 janar, ndërsa nga numri i përgjithshëm i propozimeve të arritura në doracak do të përfshihen 100.
Të gjithë ata të cilët dëshirojnë ta kenë këtë “doracak” falas do të mund ta gjejnë në ndonjërën prej shitoreve të Telekomit në mbarë Maqedoninë, ndërsa i njëjti do të jetë edhe në formë elektronike në ueb faqen e-Bonton.
Shpresojmë se edhe pas botimit të këtij doracaku, komunikimi onlajn në këtë temë do të vazhdojë, ndërsa një pjesë e rregullave do të praktikohen nga shfrytëzuesit e internetit.

 

 
 

 
© Makedonski Telekom