fillimi макeдонски english kontakt  
 Fondacioni "e-Maqedonia"
 


Projektet 2005


1. Shoqata e qytetarëve “Rrjeti interaktiv për arsim dhe resurse” - Manastir

  • Donacion për mbështetjen e projektit “Të rinjtë, e-dukimi, shoqëria qytetare” me qëllim që të arrihet niveli i diturisë tek të rinjtë për shfrytëzimin e internetit gjatë procesit të mësimit, decentralizimit të njohurive dhe qasjes më të lehtë deri tek informacionet. Janë përfshirë 75 nxënës nga shkollat SHMSH “Vëllezërit Milladinovci” –Shkup, SHMSH “Gjorgji Naumov” – Manastir, Gjimnazi “M.M.Brico” – Delçevë dhe Gjimnazi “Ace Ruskovski” nga Berova.

2. Enti për rehabilitimin e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar “Koço Racin” Manastir

  • Donacion për mbështetjen e projektit “ROVIS”, me të cilin do të mundësohet përparimi dhe zhvillimi i proceseve të plota, me zbatimin e teknologjisë kompjuterike dhe zgjidhjeve aplikative programore. 

3. Shoqata e të papunësuarve nga Tikveshi – rajoni i Pelagonisë - Kavadar

  • Donacioni për mbështetjen e projektit “Zhvillimi i arsimit informatik të personave të papunësuar afatgjatë”, i cili realizohet në rajonin e Tikveshit – komuna e Kavadarit me vendet e banuara përreth.

4. Qendra Rrjetore Elektronike Popullore - Shkup

  • Donacion për mbështetjen e projektit “Ana Jonë”, me të cilin do të realizohet përpunimi i Ueb faqes, me qëllim që të promovohet një pjesë e Strategjisë nacionale për të rinj.
  • Me projektin “Ana Jonë” do të krijohen ueb baza sipas programeve të miratuara nga Strategjia nacionale për të rinj, qasje e programeve të tyre në formë elektronike, si dhe lidhje të qendrave të sapokrijuara me mjediset rurale.

5. Fondacioni për zhvillimin e teknologjive informatike. Qendra rinore informatike – Shkup.

  • Donacioni për mbështetjen e projektit “Kurse kompjuterike për persona të papunësuar dhe për studentë të rregullt nga Shkupi”, të cilat mbahen çdo ditë pune prej orës 08.00 deri në orën 21.00 në Shkup.

6. Qendra për tolerancë ndëretnike dhe refugjatë - Shkup

  • Donacion për mbështetjen e projektit “Servisi informativ i qytetarëve”, i cili do të implementohet në 17 lokacione në qytetin e Shkupit.

7. Qendra për arte bashkëkohore - Shkup

  • Donacion për mbështetjen e projektit “Tradita të vogla-Vlera të mëdha”, me të cilat do të realizohet përpunimi i Ueb faqes për zakone tradicionale dhe zanate të rajonit nga Reka.

8. Fondacioni “e-Maqedonia” e SHA Telekomunikimeve të Maqedonisë kanë nënshkruar marrëveshje për donacion me Fondacionin Ndërkombëtar “Boris Trajkovski”, me çka e ka ndihmuar dhënien e monografisë “Boris Trajkovski – Kryetar i Republikës së Maqedonisë, 1999-2004.Shkup.


 
 

 
© Makedonski Telekom