fillimi макeдонски english kontakt  
 Fondacioni "e-Maqedonia"
 


Aplikacione

Fondacioni „е-Мaqedonia“ në bazë të nenit 7 të Statutit, si dhe në bazë të programit për punë për vitin 2015 solli vendim për:

SHPALLJE nr. 01/2015

për mbledhjen e kërkesave për mbështetjen e projekteve të cilat plotësisht ose pjesërisht do t’i mbështesë Fondacioni „е-Мaqedonia“ si pjesë e projektit “e-Klasa”.

  1.  Kërkesat e dorëzuara duhet të dërgohen për hapjen e e-klasës ku target grupi do të mësojë të punojë me kompjuterë (Word, Excel etj.) do të fitojë njohuri për përparësitë e Internetit, postës elektronike. etj. Target grup janë personat e rrezikuar social.   
  2. Fondacioni do të sigurojë mbështetje teknike me pajisje për Infrastrukturë virtuale të desktopit, si dhe konektim në internet për funksionimin e së njëjtës. Pajisjet teknike janë në pronësi të Fondacionit edhe pas mbarimit të projektit të njëjtat duhet të kthehen.
  3.  Trajnimi për punë me kompjuterë duhet ta realizohet nga ana e një profesionisti.
  4. Mjetet e dhuruara nga ana e Fondacionit për mbështetje të plotë ose të pjesshme për hapjen e një “e-Klase” janë me vlerë deri në 4.000 euro. Në vitin 2015 do të realizohen dy “e-Klasa”
  5. Të drejtë për të dorëzuar projekt në bazë të kësaj shpallje kanë të gjitha organizatat që janë të regjistruara në Republikën e Maqedonisë, të cilat në kuadër të veprimtarive dhe qëllimeve të tyre realizojnë aktivitete për ndihmën e personave të izoluar social ose të cilat përkujdesën për përmirësimin e kushteve në shoqërinë informatike.  
  6. Organizatat të cilat do të aplikojnë për mbështetje nga Fondacioni duhet të dorëzojnë:
    • Dokumentacion preliminar
      • Fotokopje të gjendjes së tanishme prej Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë (të mos jetë më e vjetër se 6 muaj)   
    • Dokumentacion për projektin
      • Plani i projektit i punuar sipas aplikacionit, i dorëzuar në 2 ekzemplarë  (1 në maqedonisht dhe 1 në anglisht), si dhe 1 në versionin elektronik në formatin PDF në adresën në vijim: kontakt@e-makedonija.org.mk
      • Aplikacionin mund ta shkarkoni këtu
      • Afati i fundit për realizimin e projektit duhet të jetë më datë 15.12.2015 
      • Këshilli Drejtues i Fondacionit “e-Maqedonia” do ta bëjë përzgjedhjen e kërkesave të dorëzuara për mbështetje në bazë të:

        - kontributit të projektit për përmasimin e njohurive për punën me kompjuterë të grupeve të izoluara sociale ;
        - kohëzgjatjes së projektit;
        - përvojës së deritanishme në realizimin e projekteve të ngjashme;
        - përfshirjen e profesionistëve në projekt.

  7. Afatit të dorëzimit të kërkesave: 26.06.2015;
    Kërkesat dorëzohen në zarf të mbyllur të etiketuara „Për Fondacionin “е-Мaqedonia” – projekti “е-Klasa” - shpallja nr.01/2015“ përmes postës me dërgesë të rekomanduar në adresën: Makedonski Telekom SHA- Shkup, rr. Кej13 Noemvri nr. 6, Shkup, si dhe në versionin elektronik në formatin PDF në: kontakt@e-makedonija.org.mk
  8. Fondacioni obligohet t’ju përgjigjet të gjitha kërkesave të dorëzuara për mbështetje më së voni deri më 14.08.2015;
  9. Fondacioni do të nënshkruaj marrëveshje me organizatat, projektet e të cilave do të mbështeten plotësisht ose pjesërisht.
  10. Fondacioni “e-Maqedonia” përmes organeve të saj e ruan të drejtën të mos e zgjedhë asnjërin prej projekteve për të cilat është kërkuar ndihmë.
 
 

 
© Makedonski Telekom